Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Flamur Sefaj, ka folur për arrestimin e shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.
Ai ka thënë se “Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës, të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë”.
Sefaj ka shtuar se “Policia e Kosovës është e përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të saj dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
ma.me