Po luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Shqipëria ka zbritur në fushë me një formacion sulmues. Në portë është Strakosha, para tij janë rreshtuar Mavraj, Ajeti, Alinji dhe Hysaj, në mesfushë janë Xhaka, Qaka dhe Ramadani, ndërsa në sulm Roshi, Grezda dhe Sadiku.
Ndryshe nga herët e tjera në stadium është një numër shumë i pakët tifozësh, rreth 5 mijë. Ndeshja po zhvillohet në reshjet e shiut, që kanë filluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.