Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë. Gjatë fjalës së mbajtur shefi i qeverisë deklaroi se humbjet në rrjet janë përgjysmuar gjatë këtyre viteve. Ai tha se objektiv është zbritja e humbjeve në 10 % ndëkorhë thekso ise së shpejti tregu do jetë totalisht i liberalizuar.
“Trashëguam një situatë ku humbjet i afroheshin 50 % ndërkohë sot janë përgjysmuar, dhe startegjia parashikon të shkojë drejt 10 %, që është norma e vendeve të BE sot. Parashikojmë që në harkun e pak viteve të kemi një hapje 100 % të tregut të energjisë, dhe sot falë këtij procesi ne kemi nisur përgatitjet për një tjetër hap shumë të rëndësiushëm që besoj do të krijojë një atmosferë të re në marrëdhëniet mes konsumatorëve dhe kompanisë”, tha Rama.
Rama deklaroi më tej se financat e vendit ishin në rrezik nga ky sektor që sipas tij sot ëhstë rigjallëruar.
“Sektori i energjisë gjendej në një kolaps të plotë dhe kërcënimi për financat vinte nga ky sektor. Simboli më domethënës ishte kompania e shpëprndarjes së energjisëe e cila kalonte një fazë dramatike në të gjitha aspektet. Besoj që ajo çka ne bëmë ishte një transformim i rëndësisshëm në çdo aspekt, duke filluar nga aspekti më thelbësor, vendosja e ligjshmërisë në sektor, dhe transformimi i kompanisë nga një aset i rrezikshëm, në një aset që sot rivlerësohet ditë pas dite falë riorganizimit tërësor dhe punës së përditshme të ekipit drejtues të minsitirsë dhe vetë kompanisë”, tha Rama./a.m.