Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon çdo ditë e më shumë drejt tkurrjes, teksa çdo ditë njoftohet për largimin e këshilltarëve nëpër bashki drejt grupit të Partisë Socilaiste.
Por, tashmë LSI po merr goditje edhe në rangje drejtuese. Goditja e parë vjen nga Devolli ku kësaj force i është largtuar kryetari këshillit Albert Lulo.
Veç tij janë larguar drejt PS edhe këshilltarët Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku. Kjo sjell dhe krisjen më të madhe të kësaj force politike në këshillat bashkiakë. Albert Lilo dhe tre këshilltarët e tjerë janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të PS, që tashmë numëron 8 mandate, duke kontrolluar këshillin prej 21 këshilltarësh.
Hemorragjia në LSI ka vijuar prej disa javësh, teksa në total janë 32 këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin, që kanë braktisur LSI dhe i janë bashkuar PS./a.m.