Guardia di Finanza ka sekuestruar një gomone me një ngarkesë prej rreth 500 kg marijuanë.
Gjatë mbrëmjes së të dielës është organizuar operacioni “Themis 2018”, i njësive aeronavale italiane dhe agjencisë “Frontex”.
Ngarkesa ishte drejtuar drejt brigjeve të Salentos kur është ndjekur nga motovedetat e repartit operativ aeronaval. Ata zbuluan se nën mbulesë ishin fshehur sasi e madhe droge e ndarë me mbështjellëse.
Gomonia, e gjatë shtatë metra dhe me një motor me 200 kuaj fuqi, dhe një njësi të dytë ndihmëse, u bllokua pavarësisht kushteve të këqija të motit.
Ndërkohë në Shqipëri u arrestuan dy policë të Kufitares në Vlorë. Në pranga ranë Bledar Kuçi, përgjegjës turni dhe Idlir Ajazaj ndihmës kontrollor.
Arrestimi i tyre u krye pasi nuk kryen praktikën e rregullot ligjore të kontrollit.
Mediat italiane flasin për arrestimin e dy skafistëve shqiptarë, 45 dhe 34 vjeç, të cilët tashmë akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Droga, kur të hynte në treg, do të kishte një vlerë prej 5 milionë euro./a.m.