Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vënies së zbatim të taksës për Rrugën e Kombit. Reagimi i tij vjen në rrjetet sociale ku ai i përgjijet kritikës së një qytatari.
Rama thotë se nuk ka pagesë 10 euro, por është 5 euro.
Sipas kryeministrit, tarifa është vendosur për mirëmbajtjen e rrugës.
“Nuk ka pagese 10 euro Albi, eshte 5 euro, cmim qe paguhet kudo ne rajon dhe kontribut qe shkon per mirembajtjen e rruges, e cila u ndertua pjeserisht (nderkohe qe kompania do te perfundoje edhe ndertimin) dhe mbeti ne meshire te fatit nga pamundesia e mirembajtjes qe ka nje kosto jo te vogel!” shkruan Rama në profilin e tij në ‘Facebook’./a.m.