Prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin Sant’Andrea në Romë, pas një hemorragjie cerebrale.
“Me Fabrizion iken nje pjese prej nesh, e historise sone, e jetes sone te perditshme”- ka reaguar RAI.
Lajmin e kanë dhënë familjarët, gruaja e tij Carlotta dhe vëllai i tij Fabio. “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë”.
Më 23 tetor, Frizzi pesoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”. Ai u dërgua ne spitalin e Romës, por u permirësua dhe doli disa ditë më vonë.
Prezantuesi u kthye në TV në dhjetor, gjithmonë në krye të programit ne RaiUno. Më 5 shkurt, ai mbushi 60 vjeç. Duke folur për sëmundjen, ai tha, “Nuk ka mbaruar akoma: nëse unë shërohem, do t’ju tregoj gjithçka në detaje, sepse unë do të bëhem dëshmitar i hulumtimit, tani është hulumtimi që më ndihmon”./a.m.