Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Arben Muça, grabitësi i cili mbeti i palgosur në Fier, gjatë tentativës ku u vra shoku i tij Xhuljano Sollaku.
Atij i është komunikuar masa e sigurisë në spitalin e Fierit ku nddohet i shtruar pasi u plagos gjatë shgkëmbimit të zjarrit me policinë.
Muça nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Mësohet se ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.
Ai shprehet se ka mbetur i shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ndëkorhë, policia ka shpallur në këkrim edhe vëllain tjetër të Arbenit, Ardin si dhe një bashkëpunëtor tjetër./a.m.