Problemet e Arda Turan me gazetarët duket se janë të destinuara të mos përfundojnë. Pas lajmit shumë të bujshme të pak muajve më parë ku futbollisti dhunoi një gazetar brenda në avion, këtë herë mbërrin një tjetër raportim ku mësohet se protagonist është sërish ai dhe një gazetar.
Futbollisti i Basaksehir ishte i shoqëruar me gruan e tij, Aslihan Dogan, të martuar 2 jave më parë kur një gazetar iu afrua dhe e pyeti këtë të fundit për dasmën. Dogan nuk u përgjigj duke injoruar pyetjen e gazetarit.
Gazetari nuk e priti mirë heshtjen dhe e pyet nëse “Arda e ka ndaluar të flasë?”
Ky ishte momenti kur Turan nevrikoset dhe i kthehet gazetarit duke iu përgjigjur: “Kujdes. Mos fol më se do të të thyej turinjtë.”
Çifti ishte bashkë me vëllain e tij dhe gruan në një restorant kur ndodhi incidenti. Gazetari nuk e zgjati pas reagimit të ashpër të Turan duke u larguar. (BW)