Paris Hilton u largua pa shije të mirë nga Maiami pasi në mënyrë aksidentale humbi unazën e saj të martesës në vlerë dy milionë dollarë derisa po kërcente. Unaza fluturoi nga gishti i 37-vjeçares derisa ajo po argëtohej në një klub VIP të natës, transmeton Ksp.
Fatmirësisht, unaza me diamant prej 20 karatësh është gjetur më vonë pas dy tavolinave.
Paris ishte së bashku me të fejuarin e saj dhe modelin Chris Zylka, i cili kërkoi nga stafi i klubit të gjenin unazën derisa Hilton kishte mbetur duke qarë.
“Paris ishte duke vallëzuar me duar përpjetë dhe për një minutë unaza e saj e madhe fluturoi në ajër”, tha një dëshmitar, duke shtuar se Hilton ishte në panik të madh.