Federbet, kompania që monitoron luhatjet e çuditshme të koeficienteve, ka ngritur dyshimet për një tjetër skandal trukimi në futboll. Bëhet fjalë për miqësoren e ditës së djeshme mes Gjeorgjisë dhe Lituanisë që përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të vendasve. Federbet ka hedhur dritë duke ngritur dyshimet e para që ky takim ishte e trukuar.
“Një tjetër veprimtari e çuditshme gjatë pushimit ndërkombëtar në futboll. Ndeshja miqësore mes Gjeorgjisë dhe Lituanisë u pasua nga shumë baste të çuditshme mbi fitoren e Gjeorgjisë dhe lart me gola. Gjeorgjia shënoi 4 gola gjatë pjesës së parë”, shkruan Federbet. (Panorama)