Drejtuesit e Inter pothuajse e kanë bërë gjysmën e merkatos së verës që tani. Pas konfirmimit të Lautaro Martinez, futbollistit 20-vjeçar argjentinas, sipas ‘Gazzeta dello Sport’ zikaltërit kanë siguruar edhe 2 blerje të reja.
I pari është mbrojtësi i Lazio-s, Stefan de Vrij, për të cilin interesoheshin edhe Barcelona me Liverpool. Holandezi ka arritur marrëveshjen me Inter dhe ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4.2 milionë euro në sezon.
Gjithmonë sipas “Gazzetta dello Sport”, Inter duket se ka arritur marrëveshjen me juventinin Këadëo Asamoah, i cili ka refuzuar të rinovojë me Juventus. 29-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në këtë sezon, por nuk ka dashur të qëndrojë më në Torino.
Edhe kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni. Asamoha mësohet të ketë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me 3.5 milionë euro në sezon. (Balkanweb)