Zyrtarëve të federatës nuk u kishte shkuar në mendje se një ekip rezervë siç ishte Real Madrid Castilla në vitin 1980 mund të shkonte deri në finale të Kupës. Ishte një hapësirë në rregullore e cila nuk e shmangu dot një finale mes Real Madrid dhe Real Madrid Castilla, skuadrës rezervë të qytetit.
Por si ndodhi kjo?
Rregullorja deri në vitin 1991 pohonte qartësisht se skuadra rezervë ishte totalisht e pavarur nga skuadra e parë, por të dyja nuk mund të përballeshin në një kategori, pavarësisht se ishin të lira të merrnin pjesë në Kupën e Mbretit.
Në pothuajse 99% të rasteve skuadrat rezervë eliminoheshin shumë shpejt nga kompeticioni, por edhe kur ndodhte e kundërta shorti nuk e lejonte që ato të përballeshin me skuadrën e parë ‘mëmë’. Kështu që e vetmja mundësi që përballja të ndodhte ishte në finale, diçka që nuk mund të ndodhte kurrë… të paktën kështu kishin menduar hartuesit e rregullores.
Por edhe pse me lojtarë të gjithë nën 23 vjeç dhe me një trajner të ri si Juanjo Garcia Santos, 34 vjeç, Castilla i kaloi me sukses të gjitha raundet. Në finale edhe pse arritën ta mbyllnin pjesën e parë me shifrat 0-0, në fraksionin e dytë të lojës u mundën 6-1, por pavarësiht kësaj kjo i dha mundësinë që të merrte pjesë në kompeticionin Europian të Kupës së Kupave. (Balkanweb)