Ditën e sotme ka filluar testimi i pagesës për taksën në “Rrugën e Kombit”.
Nëse do të udhëtoni me veturë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas do të duhet të rezervoni veçmas edhe paratë për taksën.
Sipas sqarimit të autoriteteve shqiptare, koncesionari duke nisur nga sot është ne fazën e testimit te sistemit te TOLL-it. Makinat kalojnë pa ju kërkuar pagesa por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do te vazhdoje deri javën e ardhshme. Me pas do përcaktohet data e fillimit te kalimit kundrejt pagesës.
Ky vendim nuk është pritur mirë nga autoritetet e Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur për Gazetën Express se askush nuk i ka lajmëruar se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e “Kombit”.
“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë takes. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim.
Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.
TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT
Mjetet me 3 rrota 2.5 euro
Mjete me 4 rrota 5 euro
Mjetet me 6 rrota, autobusët 11 euro
Mjetet e rënda, kamionët 26 euro
Mjetet e rënda, kategoria H 23 euro
Nga ora 12:00 e ditës së sotme ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë.
Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla, dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.
Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.
Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën.
a.ç