Një sasi prej rreth 5 kg hashash është sekuestruar paraditen e 20 Marsit në Rodos të Greqisë dhe dy persona u arrestuan si transportues të kësaj sasie lënde narkotike. Mediat helene nxjerrin në dritë detaje të reja për çështje. Sipas raportimeve, një nga të arrestuarit është një muzikant i njohur me origjinë shqiptare, por identiteti nuk bëhet i ditur. Droga u gjet në bagazhet e tij të udhëtimit. Sipas të njëjtave burime, 25-vjeçari ka punuar në Athinë për vitet e fundit me këngëtarë të rëndësishëm dhe gjithashtu është dalluar në garat muzikore.
Shqiptari ka thënë para hetuesve se është përurues i lëndës narkotike dhe do merrte 500 euro për transportimin e drogës. Ai gjithashtu shprehu pendesë. I riu shtoi se greku 18 vjeç që e shoqëronte nuk kishte dijeni për drogën, raporton syri.net. Në seancën për masën e sigurimit personal, gjykata vendosi të lërë në burg shqiptarin, ndërsa grekun në detyrim paraqitje. Gjykata vendosi gjithashtu që ky i fundit duhet të paguajë për lirinë e tij një garanci prej 2.000 eurosh.
ma.me