Sot, për të dytën ditë rresht LSI ka sulmuar dy drejtorët e AZHBR dhe ARRSH. Ndërkohë që pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI në ARSH, sot zbulohet edhe një lidhje tjetër mes LSI dhe agjensisë së pagesave pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Jo vetëm që në krye të këtij institucioni për 4 vjet ka qenë një militante e LSI, njëherazi bashkëshortja e deputetit Vangjel Tavo, por edhe vetë gruaja e Endrit Brahimllarit që sot doli në konferencë për shtyp ka qenë drejtoreshë e burimeve njerëzore në AZHBR shkruan Lexo.al.
Dhe çeshtja është që Brahimllari nuk i sulmon vetëm sepse LSI i mungojnë këto dy agjensite, por sepse bashkëshortja e Brahimllarit rrezikon minimalisht një gjobë të majme prej 45 milionë lekësh nëse shkeljet që ka kryer kur punonte si drejtoreshë në AZHBR vërtetohen dhe nga organet hetimore.
Ndaj, ankthi i LSI duhet kuptuar drejt. Çdo ditë po u dalin në shesh zullumet e bëra për vite me rradhë./a.m.