Njerëzit e sjellshëm, bashkëpunues kanë shanset më të larta që të kenë një karrierë të suksesshme në krahasim me të tjerët.
Ky është përfundimi i një studimi nga universiteti i Bristol në Mbretërinë e Bashkuar.
Të dhënat tregojnë se njerëzit të cilët kanë një nivel inteligjence më të lartë se personat e tjera shfaqnin nivele ndjeshmëria më të mëdha, ishin më bashkëpunues dhe arrinin të menaxhonin siç duhet situatat, shrkuan intv.al
Këto karakteristika të tyre i bënin që këta njerëz ta kishin më të lehtë të arrinin suksesin dhe të fitonin më shumë para.
Hulumtimet ekspertët i bazuan në 4 lojëra të ndryshme kompjuterike që përfaqësonin situata të ndryshme strategjike me disa raunde se si të fitosh para. Secila situatat u përsëritën për secilin person duke i dhënë kohë dhe mundësi për të vëzhguar dhe për të reflektuar mbi veprimet që do realizonin.
Përfundimet e lojërave treguan se personat me IQ më të lartë arritën të fitonin sasi të konsiderueshme parash që në raundin e parë, shkruan intv.al
Profesor Eugenio Proto, nga Departamenti i Ekonomisë në Universitetin e Bristol shpjegon se njerëzit që janë të zgjuar kanë aftësinë të kenë strategji të ndryshme dhe arrijnë të parashikojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe kjo i bënë ata që të fitojnë besimin e drejtueseve dhe kolegëve./a.m.