Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do të kryejë pjesën e vet të obligimit për krijimin e Asociacionit duke e formuar së shpejti Ekipin Menaxhues që do të merret me draftimin e statutit për formimin e tij.
Pas takimit me Vuçiqin, Thaçi ka pohuar se pret që marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë të arrihet brenda këtij viti. (b.an)