Avokati i Fran Frrokajt, Neshat Fana, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se klienti i tij është viktimë dhe se dokumentacionet janë falsifikuar ndër vite nga personat që kanë sot pronësinë e këtyre pronave.
Avokati thotë se dokumentacionet nuk janë falsifikuar nga asnjë prej institucioneve, ashtu siç akuzon Prokuroria. Ai ka bere fajtore fshataret.
“Disa fshatarë me dokumente të falsifikuara janë bërë pronarë të një sipërfaqjeje në zonën e Malit të Shëngjinit dhe Malit të Rencit.
Fshatarët kanë falsifikuar gjithçka.
Kanë mundur t’i regjistrojnë dhe duke shfrytëzuar dobësinë e strukturave administrative, vigjilencën dhe detyrimin e tyre ligjor për të verifikuar, kanë arritur që t’i regjistrojnë këto prona”, deklaroi avokati Neshat Fana.
Kryebashkiaku i Lezhës mbahet në arrest shtëpie me vendim gjykate si pjesë e hetimeve për tjetërsimin e pronave shtetërore në bregdetin e Shëngjinit.
Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri përmes, të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra/katrorë tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit.