Një tentativë grabitje në Fier ka rezultuar tragjike, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit një prej grabitësve mbeti i vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Ndonëse përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00, njollat e gjakut janë në rrugë.
Ndërkaq, kur kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, të tjera detaje janë zbuluar. Familja Muça në Fier ka parë tmerr me sy në orët e para të mëngjesit.
Banesa, të cilët tentuan të hyjnë grabitësit i përket Minella Muçës, e cila ndodhet në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Gruaja e shtëpisë, Elsa Muça ka treguar momentet e tmerrit, kur në orët e para të mëngjesit dëgjuam zhurma në derë, ku hajdutët tentuan të thyejnë drynin.
“Dëgjuam zhurma, u frikësuam shumë. Autorët tentuan të hapin derën”- tregon ajo, duke shtuar më pas se burri i saj telefonoi policinë i alarmuar.
“Nuk arritën të hapnin dot derën se njoftuam policinë dhe erdhi policia”,- ka thënë ajo.
Nga shkëmbimi i zjarrit midis policisë dhe hajdutëve, njëri prej tyre mbetur i vdekur dhe tjetri i plagosur, ndërsa dy të tjerë u larguan.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se në radhët e tyre nuk ka persona të lënduar.
a.ç