Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionarin Johanes Hahn, nga i cili ka pranuar urimet për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Hoxha ka thënë se me Hahn u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i plotë:
Në bisedën telefonike me Komisionarin Hahn, pranova urimet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Komisionari Hahn e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah perspektivën tonë evropiane. U dakorduam se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.
a.ç