Një kamion është rrëzuar në superstradën Lezhë -Milot këtë pasdite si pasojë e erës së fortë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 16:00 dhe fatmirësisht nuk pati të plagosur, ndërsa trafiku u monitorua nga policia rrugore.
Trajleri me targa të Maqedonisë ka qenë duke lëvizur në drejtim të Milotit kur është përmbysur në afërsi të kryqëzimit të Tales, duke përfunduar në anë të rrugës.
a.ç