Skeleti i asaj që duket si një krijesë e çuditshme e detit u zbulua nga një avion në një plazh të Gjeorgjisë të premten.
Jeff Warren i tha stacionit televiziv WJAX se ai pa krijesën e mistershme të premten pasdite në McIntosh, Gjeorgji.
Warren e përshkroi krijesën rreth 5 metra të gjatë si një “Loch Ness”.
Ai shpjegoi se njerëzit në një restorant të zonës i treguan atij versionin e tyre të përbindëshit të liqenit Ness, një legjendë lokale e quajtur “Alty”.
Misteri i krijesës së detit daton të paktën që nga viti 1830.
Me gjithë spekulimet, ekspertët theksojnë se mund të ketë një shpjegim logjik dhe normal për trupin e çuditshëm.
Një zyrtar për Peshqit thotë se disa kafshë të detit treten në një mënyrë të tillë që ata të mund të ngjajnë me një “plesiosaur” (një reptil i madh i epokës mesozoike), duke shtuar se mund të jenë peshkaqenë që mund të duken sikur kanë një qafë të gjatë dhe një kokë të vogël kur ata treten.
Kufoma ende është identifikuar zyrtarisht nga ekspertët e kafshëve detare.
a.ç