Një mësues është pushuar nga puna dhe i është hequr licenca për të dhënë mësim pasi publikoi një video në internet duke puthur një nga nxënëse e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë më 11 Mars. Mësuesi 46-vjeçar ishte duke mësuar privatisht nxënësen 17-vjeçare në shtëpinë e tij, kur filmoi videon.
Ai tha se kishte pirë alkool dhe ishte i hutuar, por këmbënguli se nuk kishte kryer marrëdhënie me 17-vjeçaren. Drejtori i shkollës u tha gazetarëve se mësuesi Jia i kishte publikuar në internet në llogarinë e tij private, por padashje kishte ngatërruar cilësimet e privatësisë duke e bërë publike për të gjithë. Sipas drejtorit, puthja mes tyre ishte vullnetare nga të dyja palët.
Për këtë rast, reagoi edhe Ministria e cila bëri me dije se mësuesit i është revokuar licenca.
a.ç