Raporti i FMN ka përplasur sërish mazhorancën dhe qeverinë. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka lëshuar akuza sot në drejtim të ministrit të Financave, Arben Ahmetajt në lidhje me raportin e fundit të FMN-së për vendin tonë.
“Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, në trurin e Arben Ahmetajt ka ndodhur një mrekulli: ka filluar t’i duket vetja si ekonomist. Qënia ministër çfarëdo e një njeriu të nivelit të Ahmetajt do të ishte qesharake për çdo komb, por në vendin ku Kryeministër është Edi Rama, injoranca spektakolare dhe babëzia prej manjaku për të vjedhur dhe dhunuar, janë vlera. Ndaj Beni sot është ministër i financave, ekonomisë, punësimit, tregtisë, koncesioneve. S’kishte si mos te dilte Arben Ahmetaj te mbronte PPP. Eshte nje nder perfituesit e medhenj te kesaj skeme sic jane inceneratoret. Ndërtimi i 3 inceneratorëve është skema mafioze për t’i dhënë 178 milionë euro një personi të vetëm, të lidhur me Arben Ahmetajn. 5 mln euro nga buxheti i shtetit i ka dhene Arben Ahmetaj inceneratorit te Fierit e cila ska vendosur as nje tulle te vetme per ndertimin e tij”, tha ai.
Në një status të gjatë në facebook, Spaho shkruan se “Korrupsioni ne ndërtimin e tre inceneratove eshte vetem hapi i pare i skemes mafioze”.
“Hapi tjetër eshte importi i mbetjeve te europes per te permbushur kapacitetin perpunues te inceneratoreve. Vjedhin, pastrojne para dhe mbushin Shqiperin me droge dhe plehra. Ky eshte projekti i Edi Rames dhe hajduteve te tij. Persa i perket debatit per TVSH e biznesit te vogel, borxhit, faturave te papaguara e te tjera ceshtje te ngritura me shqetesim nga FMN, i kujtojme Benit te Vogel te Zullumeve te Medha se ai, personalisht, do te mbahet pergjegjes per kolapsin e financave te shtetit, rrenimin e ekonomise se vendit dhe shkermoqjen e ekonomise se qindra mijera familjeve shqiptare. Neser, ai nuk do mund te shpetoje duke thene se nuk i kuptonte keto gjera, se ai per anglisht kishte mbaruar…”, shkruan Spaho.
ma.me