Pas 6 ore seance të tensionuar ku u hodhën edhe gaz lotsjellës, Kuvendi i Kosovës ka votuar Demarkacionin me Malin e Zi. Demarkacioni. Ne favor te Demarkacionit votuan 80 deputete, ndersa 11 votuan kundër.
Seanca u ndërpre 4 herë nga gazi lotsjellës
Për herë të tretë brenda ditës është ndërprerë seanca për miratimin e vijes kufitare me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës për shkak se është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes. Rreth orës 12:00 u ndërpre për herë të parë seanca, pasi u hodh gaz lotsjellës, ndërsa rreth orës 13:00 u përsërit e njëjta e njëjta situatë.
Herën e parë dhe të dytë gazin e hodhën deputetët e Vetëvendosjes Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Liburn Aliu, të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare. Në orën 15:30 rifilloi për herë të tretë seanca për të votuar për marrëveshjen, por sërish u ndërpre po për të njëjtën arsye, deputetët hodhën gaz lotsjellës.
Gazi lotsjellës është hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes, e cila është kundër marrëveshjes me Malin e Zi. Gazi lotsjellës është një skenar i cili është i përsëritur në kuvendin e Kosovës, ku edhe gjatë qeverisjes së Isa Mustafës është hedhur disa herë.
Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar veprimet e Vetëvendosjes, ndërsa shumica është shprehur e vendosur për të votuar marrëveshjen e demarkacionit. Seanca ka nisur që ditën e djeshme, ndërsa u ndërpre mbrëmë për të vijuar sot, tashmë pritet te rifilloje ne oren 16:30.