Në ditën e dytë të grumbullimit të Kombëtares, Christian Panucci ka preferuar të prezantojë dy afrimet nga kampionati shqiptar, Enis Gavazajn nga Skënderbeu dhe Kristal Abazajn e Luftëtarit. Menjëherë dy përfaqësuesit e Superligës e kanë ndjerë impaktin që ka fanella kuqezi me konkurrencën që ka në ekip për një vend titullari.
“Konkurrenca është e mirë se të bën të japësh më shumë, por e rëndësishme është që jemi këtu. Presioni është më i madh, por po ambientohemi pak nga pak”, tha Abazaj.
Enis Gavazaj që nuk ka hezituar në zgjedhjen e Kombëtares shqiptare edhe pse ka patur oferta nga Kosova kërkon t’i bëjë vetes vend në përfaqësuese për synimet që ka për të ardhmen.
“Duhet të japim maksimumin, të jemi sa më pranë. Do tregojmë vlerat…”
Kombëtarja ka vijuar më seancat e plota stërvitore. Panucci kërkon të aplikojë sa më mirë idetë e tij tekniko – taktike për të patur sukses në miqësoren me Norvegjinë.
a.ç