Pavarësisht se policia vuri në pranga autorin e krimit të rëndë, ende nuk ka një version zyrtar se pse 24-vjeçari qëlloi për vdekje në mesnatë biznesmenin. Burime zyrtare nga policia në Dibër bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë në disa pista të ndryshme.
Rikujtojmë që natën e vrasjes Kosiqi kishte udhëtuar për në Maqedoni bashkë me disa persona. Kjo është një ndër pistat e policisë pasi dyshohet mbi përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë janë siguruar të dhëna për lëvizjet e Kosiqit. Nuk mund të themi detaje, por 32-vjeçari ka hyrë dhe ka dalë në kufi me persona të tjerë. Ne po hetojmë gjithashtu ku ka qenë Kosiqi një natë para vrasjes, nën shoqërinë e kujt ka qenë dhe çfarë kanë bërë matanë kufirit”- deklaruan burime nga policia e Dibrës.
Pista kryesore mësohet se jetë një lidhje jashtëmartesore e fshehtë e biznesmenit, gjë që mund të ketë çuar në krimin makabër nga ana e të riut. Kanë qënë përgjimet e disa telefonatave të disa personave të cilat kanë hedhur dyshimet e para për motivet e krimit që ka të bëjë me një vajzë.
Pak pas ngjarjes, Policia e Dibrës shoqëroi pesë persona, mes së cilëve ishte dhe autori i dyshuar Mehmut Gega. Zyrtarisht policia ka deklaruar se bëhet fjalë për konflikt për motive të dobëta. /albeu.com/ma.me