Legjenda e Liverpool, Harry Keëell beson që sulmuesi egjiptian mund të rrëmbejë Topin e Artë sivjet. Ai ka thënë se Mohamed Salah i ka të gjitha tiparet për ta mundur Messin dhe Ronaldon në këtë garë, sidomos nëse ka paraqitje të mirë me Egjiptin në Botërorin në Rusi.
Vetëm superylli Ronaldo ka pasur një start kaq të mirë kur ka shkuar në Real Madrid, derisa Salah ka shënuar 28 gola në Premier Ligë.Ai po udhëheq për këpucën e artë në Premier Ligë por edhe në Europë.
“Salah ka pasur një sezon fenomenal. Tashmë ai është lojtari i këtij viti por i duhet edhe disa hapa për ta marrë shpërblimin e madh. Nëse ka një paraqitje të mirë në Botëror, bën disa gola dhe vazhdon kështu në sezonin e ardhshëm ai do të arrijë ta fiton Topin e artë”, ka thënë Keëel, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)