Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka dhënë më tepër detaje për përmbytjet në Shkodër gjatë një lidhje direkte në emisionin “Studio e hapur” në “News 24”.Ai tha se situata sa vjen dhe po përkeqësohet dhe harta e përmbytjeve është zgjeruar.E ndërsa për shpalljen e emergjencës, Prenci tha se nuk është në kompetencat e këtij institucioni por kompetence e autoriteteve të tjera.
“Situata këto tre ditë ka pësuar përkeqësime. Disa nga argjinaturat janë shembur dhe harta e përmbytjeve është zgjeruar. Janë të paktën 15 fshatra të përmbytura. Përmbytja është shtrirë nga rruga në Shkodër që të çon deri në Velipojë. Shpallja e emergjencës është në kompetenca të autoriteteve të tjera”, tha Prençi.
Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi bën thirrje që në mbledhjet e komisionit të emergjencave ne Shkodër të jetë edhe prokurori i rrethit. Kjo për të hetuar mbivendosjen tek veprat e artit.
Rrezikojnë që argjinaturat të çahen dhe duhen monitoruara 24 ore. Është e pafalshme që të ndërtohet një rruge si ajo e Velipojës pa marre parasysh përmbytjet e vitit 2010.
Punimet duhet të ndalen urgjentisht dhe prokuroria të nisë një hetim për punimet në rrugën e Velipojës.
Punimet të fillojnë pasi prokuroria të përfundojë hetimet për rrugën e Velipojës. Kërkohet një menaxhim ndryshe sepse situata është kritike. (Bw)