Sulejman Starova do të jetë trajneri më i ri i skuadrës së Ferronikelit në Kosovë. “Po kam firmosur per Ferronikelin.
Shpresoj të jap kontributin tim atje dhe të realizojmë objektivin” – deklaroi Starova për Panorama Sport.
Më herët gjatë ditës së sotme, u përfol se edhe Klodian Duro mund të ishte trajneri i mundshëm për Ferronikelin, por mbrëmjen e sotme është zyrtarizuar Bobi në pankinën e ekipit kosovar. Ferronikeli mbeti pa trajner, pas largimit ditën e djeshme të Ismet Munishit.