Ish anetari i Gjykates Kushtetuese ka reaguar ne lidhje me dergimin e dosjes ne prokurori, pasi “ngeci” tek Vettingu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Ndërkohë i kontaktuar nga Ora News, Besnik Imeraj tha se ky kallëzim është i pabazuar në ligj dhe kushtetutë dhe ka motive politike.
“Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht”, u shpreh Besnik Imeraj.
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen me 31 janar duke e argumentuar motivin me arsye personale. Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, datë 22 Mars 2013.
ma.me