Gjatë ditës së sotme deri në orët e mbrëmjes, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat Jugore ndërsa shira të dobët do të ketë në Veri dhe Qendër.
Ndërsa pas mesnatës shirat fuqizohen sërish në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore, si dhe pritet dëborë në zonat e thella malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 3°C gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 3 ballë./a.m.