Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Fier ku dy automjete janë përplasur me njëri – tjetrin. Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të plagosur, të treja janë femra e ndërsa burime bëjnë me dije se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Enrieta Mahila, ka qenë drejtuesja e mjetit “Ford” dhe pasagjere kanë qenë dy gratë e tjera, Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj, edhe ketë të lënduara. Të treja të aksidentuarat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore e ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
ma.me