Pas Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Vlorës, partia e Monika Kryemadhit ka pësuar goditjen e parë edhe në këshillin bashkiak të Skraparit. Edhe pse konsiderohet si një prej zonave më të forta të LSI-së, disa prej këshilltarëve duket se kanë dhënë sinjalet e para për t’u larguar drejt Partisë Socialiste. Sot ata kanë votuar për kryetar të Këshillit Bashkiak socialistin Partizan Gorçe.
Ende nuk ka një qëndrim të kryetares Monika Kryemadhi pas “rrjedhjeve” që kanë dëmtuar besueshmërinë e forcës politike. Në të shumtën e rasteve, të larguarit kanë artikuluar se motivi i largimit ka qenë dialogu me PD-në dhe mundësia e një koalicioni para zgjedhjeve të vitit 2019.