Shqiptari Ogert Laska, i cili është arrestuar për vrasjen e një të moshuare në Itali, u përball sot me akuza të forta nga djali i viktimës. ‘Vrasës, vrasës’, kështu nisi të ulërinte në sallën e gjyqit djali i viktimës, Rosa Maria Radiçi, e cila u vra më 13 nëntor të 2016, krim për të cilin është akuzuar shqiptari. Episodi në fjalë ndodhi fill pasi gruaja e shqiptarit me lot në sy iu drejtua bashkëshortit të saj që të tregonte të vërtetën. Pasi Domenico Minafra nisi të ulërinte, punonjësit e gjykatës së Assizes e nxorën atë jashtë sallës, shkruan ‘Ansa’.
Në seancën dëgjimore u thirr të dëshmonte gruaja e shqiptarit, e cila teksa iu përgjigj pyetjeve të avokatëve, risolli në vemendje ditën ku ndodhi krimi. Ajo tha se në datën 14 nëntor, burri i saj iku nga Bari papritur t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa shtoi se ‘ai kishte bërë diçka’, fakt që ‘fundos’ akoma më shumë shqiptarin.
NGJARJA
Siç raportuan edhe dy vite më parë mediat italiane, Ogert Laska mbyti me qese plastike 71-vjeçaren Rosa Maria Radiçi në një provincë të Barit. Fieraku Laska akuzohet se vrau të moshuarën mbrëmjen e 13 nëntorit në vilën e saj, ndërsa thuhet se akti u krye në shenjë hakmarrje ndaj djalit të 71-vjeçares, pasi ai e kishte pushuar nga puna. Ogert Laska punonte më parë në picerinë që ishte në pronësi të djalit të viktimës. E moshuara fillimisht ishte mbytur me duar dhe më pas me qese plastike në kokë. Me poshte publikojme videon ku shihej itinerari i shqiptarit para dhe pas vrasjes së të moshuarës. /ma.me