Policia e Shtetit ka publikuar sot skemën e plotë të trafikimit të 1 mijë shqiptarëve nga Shqipëria, drejt vendeve të BE-së me destinacion final Anglinë, Kanadanë dhe SHBA-të.
ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
- Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
- Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
- Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
- Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada
Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.
Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollarë për të shkelur në Kanada dhe SHBA.
a.ç