Këto foto tregojnë transformimin e pabesueshëm të Stacionit Romak Ad-Quintum (Nimfeu dhe Termat e Bradasheshit) pozicionuar në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka inspektuar punën e kryer nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Durrës, ku ka parë nga afër ndërhyrjet e kryera.
Fotot; të cilat janë publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës zbulojnë gjithë transformimin që ka pësuar ky vend, aq sa krijohet përshtypja se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Të gjitha punimet, nga pastrimi i bimësisë së ulët e të lartë tek vendosja e tendës së mbulimit e deri tek tabelat informuese kanë dhënë efektin e tyre në tërheqjen e turistëve drejt këtij monumenti, një numër që rritet ditë pas dite.
Lënë në harresë, në mëshirë të fatit, Ad-Quintum ( Stacioni i pestë) tashmë zbulon me dinjitet të gjitha vlerat që mbart prej shekujve. Nimfeu dhe termat përbëjnë një kompleks të vetëm arkitektonik, i cili mendohet se është ndërtuar rreth shek II-III të erës sonë.
ma.me