Policia e Beratit ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur në këtë qark. Është ndaluar autori i vjedhjes së 3 milionë lekëve në një banesë si dhe eshte gjendur shuma e madhe e lekëve të vjedhura.
Në njoftimin e policisë thuhet se, zbardhet vjedhja e një banese ku autori vodhi një shumë të madhe lekësh si dhe kapet dhe ndalohet autori dhe sekuestrohet shuma e lekëve që kishte vjedhur.
Specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore bënë ndalimin e shtetasit: Ermal Xhafa, 34 vjeç, banues në Berat, thotë policia.
Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje”.
a.ç