Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Krumës, në Has.
Sipas policisë, një 30-vjeçar, i cili është vënë në pranga, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. Sh., 52 vjeç,duke e plagosur atë në këmbë.
Njoftimi i policisë
Tenton të vrasë një shtetas duke e plagosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, arrestuan në flagrancë shtetasin;
-Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has. I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën.
Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76,22 e 278 të Kodit Penal.
a.ç