Një person që ishte i shtruar në Spitalin Psikiatrik, ditën e sotme është larguar nga ky institucion.
Policia e Vlorës bën me dije se kanë qenë familjarët e 30-vjeçarit, të cilët kanë shkuar në policia dhe kanë denoncuar largimin e tij nga spitali.
Strukturat Policore kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen e Edmond Durmishi dhe rikthimin e tij në spital.
Policia gjithashtu kërkon ndihmën e qytetarëve që në rast se e shohin dhe e njohin 30 vjeçarin menjëherë të kontaktojnë në numrin e telefonit 129./a.m.