Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me super aksionin e mbajtur sot nga Policia e Shtetit dhe oficerë amerikanë, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merreshin me klandestinë. Ky grup krimial e ka bazen ne Lezhe. Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj theksoi se kjo ishte një goditje 7 në 1, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera me rëndësi.
“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit. Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit. Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndëshkojë të tjera grupe kriminale” deklaron ai.
Të përfshirë janë 51 persona, 40 janë arrestuar në Shqipëri, të tjerët në vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA. Operacioni është drejtuar nga EUROPOL dhe Krimet e Rënda në Shqipëri. Në orën 14:00 Policia e Shtetit do të japë një konferencë për shtyp.
ma.me