Agjencia Kundra Krimit të Organizuar dhe Policia Londineze kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptarë të cilëve iu kapën 51 kilogram kokainë me vlerë 4.2 milion stërlina. Nga Londra ku operonte ky grup kriminal, drejtohej nga Mark Gurini. Po ashtu një tjetër i arrestuar është edhe Arbian Celaj anëtar i këtij grupi kriminal i cili luante rrolin e korrierit.
Policia arriti të identifikonte edhe laboratorin e kokainës në rrugën Queens ku u zbuluan 59 kile kokainë gati për shitje. Të dy shqiptarët për ti shpëtuar dënimeve të gjatë pranuan akuzat në gjykatën Blackfriars në Londër. Mark Gurini 26 vjeç u dënua me 8 vite burg ndërsa Arbian Celaj, 25, vjeç u dënua me 5 vite burg.