Video-asistenti i referove i njohur si VAR do të përdoret për herë të parë në një Botëror, ka konfirmuar FIFA. FIFA zyrtarisht ka aprovuar që VAR-i të përdoret në Kupën e Botës në Rusi, transmeton Koha.net.
Kjo teknologji është testuar në Kupën e Anglisë këtë sezon dhe gjithashtu në Gjermani e Itali.“Duhet të jetojmë me kohën.
Donim që t’iu jepnim gjyqtarëve mjete më mënyrë që të marrin vendime më të drejta, dhe në Kupën e Botës disa vendime të rëndësishme janë marrë”, është shprehur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raporton BBC. (b.an)