Nëse Chelsea nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm nga Blutë e Londrës nuk do të largohet vetëm trajneri Antonio Conte por edhe dy futbollistë shumë të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për sulmuesin belg Eden Hazard dhe portierin Thibaut Courtois, transmeton SS.I pari kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit ndërsa i dyti pëlqehet shumë nga Paris Saint-Germain.
Pa Champions League do të jetë shumë e vështirë që dy lojtarët të qëndrojnë te Chelsea madje Courtois mund të bashkëpunojë sërish me Conten i cili përflitet se do të marrë drejtimin e PSG-së, verën e ardhshme, përgatiti Express. (b.an)