Një 60-vjeçar nga Përmeti rezulton i humbur prej një muaji.
Policia thotë se më datë 14.03.2018, 24 vjeçari me iniciale K.XH, banues në fshatin Sukë, ka bërë kallëzim se më datë 18.02.2018, i është larguar nga banesa xhaxhai, shtetasi A.XH, 60 vjeç banues në fshatin Bubës.
Ky i fundit mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia e ka shpallur si person të humbur dhe po punohet për gjetjen e tij.
a.ç