Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radio dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
Ky bord përbëhet nga Basir Çollaku, Florian Serjani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari dhe Andon Andoni.
Po sot, KQZ miratoi edhe vendimin “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
KQZ vendosi regjistrimin e Viktor Tushaj dhe Keti Bazhdari, si kandidat të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për kryetar të Bashkisë së Lezhës dhe Shkodrës . Po kështu u vendos regjistrimi i Vasil Bedinaj, si kandidatit i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori një sërë vendimesh që lidhen edhe me infrastrukturën e zgjedhjeve.