Dhjetë persona u arrestuan në Itali gjatë një aksioni anti-drogë për shkatërrimin e një rrjeti kriminal që shpërndante lëndë narkotike në rajonin e Teramos.
Dy shqiptarë janë mes 10 të arrestuarve. Ata janë Marigen Abduramani 38 vjeç dhe Elio Çela 31 vjeç. Hetimet nisën Gushtin e vitit të kaluar kur në bregdetin e Campania u arrestuan disa shpërndarës droge, të cilët ishin me precendentë të mëparshëm penal.
Ky rrjet kriminal merrej me trafikun e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Organizata kriminale përdorte gratë si korriere droge për të mos ngjallur dyshime tek autoritetet. Në autostradë, ato udhëtonin me makina të vogla për kamuflim. Më pas, lënda narkotike shitej në lokalet e natës në Teramo, Marche dhe në vende të tjera argëtuese që frekuentoheshin nga të rinjtë.
Gjatë hetimit të policisë italiane, u sekustruan dy kilogramë kokainë, katër kilogram hashash dhe një kilogram marijuanë. Katër prej të arrestuarve u lanë nga gjykata në “arrest shtëpie”, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë edhe dy shqiptarët, u lanë në “arrest me burg”.
a.ç