Katër anëtarë të këshillit bashkiak të Fierit kanë ndryshuar ngjyrat e partive. Pas Gjirokastrës, 4 përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këshillin bashkiak Fier kanë deklaruar kalimin te PS. Katër këshilltarët e larguar janë Drita Sauli, Natasha Yzeiraj, Ekaterina Zarka dhe Thoma Tyto.
Gjatë një deklarate për mediat, katër këshilltarët kanë komunikuar vendimin e tyre. “Largohemi menjëherë nga kjo force politike dhe i bashkëngjitemi grupit të këshilltarëve të PS. Nuk mund të rrimë në një forcë politike bashkë me PD-në. Të rrish krah PD-së do të thotë të pranosh politikën antishqiptare”, thanë në deklaratën për mediat nga selia e PS, katër këshilltarët e larguar nga LSI.
ma.me