Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, pas fitores ndaj Beshiktashit.
Ai bëhet trajneri i parë që ka arritur 11 ndeshje radhazi t’i fitojë, transmeton Koha.net.Bayerni e mposhti sonte Beshiktashin me rezultat 1 me 3, kurse me rezultat të përgjithshëm kualifikohet në çerekfinale me rezultat 8 me 1.
Heynckes ishte emëruar në krye të Bayernit për herë të katërt në muajin tetor pas shkarkimit të Carlo Ancelottit dhe që nga atëherë ka shënuar çdo ndeshje.
72 vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën me Bayernin, dhe ende nuk dihet nëse do ta drejtojë klubin bavarez edhe në sezonin e ardhshëm. (b.an)
*-*